E reja kosovare Çamerie Mazreku nga Malisheva, ka arritur një sukses të madh në karrierën e saj, duke u punësuar si inxhiniere softuerike në kompaninë filmike amerikane “NETFLIX”.
Kështu, ajo është bërë vajza e parë nga Kosova që punësohet në kompaninë e njohur amerikane.
Lajmin e ka bërë të ditur xhaxhai i saj, Alban Mazreku, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka dhënë më shumë detaje për punësimin e saj këtë kompani, ku ka theksuar se ajo i ka përfunduar studimet themelore me notë maksimale në “Columbia University” në New York.
“Çamerie Agron Mazreku eshte Malishevasja e parë dhe vajza e parë nga Kosova qe punësohet si inxhiniere softverike (software engineer) në Kompaninë më të madhe të filmave në Amerikë NETFLIX. Çamëria ka përfunduar studimet bachelor në Columbia University në New York 🇺🇸 me noten më të lartë në drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe na bëri krenarë me punesimin e saj dhe lartesimin në karriere.
Shpresojmë që shumë vajza në Kosovë tëndjekin shembullin e Çamëris dhe të gjithë të rinjtë tonë t’i shohim lartë e më lartë! Krenarë me ty e gjithë familja jonë ♥️ Gëzuar ditelindja dhe punësimi zemra jonë!”, shkruhet në njoftim.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2025/02/image-90-768x1024.png)