Redona Koçi është një nga modelet më seksi dhe më të komentuara në rrjetet sociale, e kjo për shkak të fotove sensuale që poston. Redona njihet ndryshe edhe si juristja seksi, fjalë që e ka ndjekur gjithë kohës.
Fotot ‘hot’ në instagramin e Redonës nuk mungojnë, por ato të publikuara një ditë më parë kanë marrë goxha vëmendje. Modelja ka postuar disa foto ku shfaqet e veshur me një palë bikini ngjyrë rozë, të cilat i tregojnë më shumë seç duhet.
Pozat e saj super “hot” kanë marrë mijëra pëlqime, ku nuk kanë munguar as komentet si pozitive ashtu edhe negative. Madje dikush i ka shkruar se i ngjan Encës.