Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është deklaruar për Gazetën Express pasi njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë parë në veri të vendit, duke sqaruar se bëhet fjalë për një devijim të gabuar dhe të përkohshëm nga itinerari i planifikuar.
KFOR tha se pranon deklaratat e Policisë së Kosovës dhe të FSK-së, sipas të cilave njësia përkatëse e FSK-së kishte dalë nga rruga e saj “gabimisht për disa minuta” dhe më pas ishte kthyer menjëherë në itinerarin origjinal, në jug të Kosovës.
“KFOR mirëpret respektimin e vazhdueshëm nga FSK-ja të marrëveshjes së gjatë që ndalon dislokimin e personelit të FSK-së në veriun e Kosovës pa njoftim paraprak dhe pa miratimin e Komandantit të KFOR-it,” thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazetën Express.
Sipas misionit të NATO-s, kjo çështje është diskutuar edhe gjatë një bisede telefonike sot ndërmjet Komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash dhe Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari ku ky i fundit ka përsëritur se devijimi ishte i pavullnetshëm dhe i përkohshëm.
KFOR theksoi se mbetet i pozicionuar në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, dhe është i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij nga Kombet e Bashkuara për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në vend.



Të tjera
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot
Aktuale
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua e moshuar
Një rast tragjik është raportuar në
Lajme
Sekuestrohen atlete me logo të brendeve të njohura në pesë lokacione të Prishtinës
Dogana e Kosovës ka zhvilluar një