Feim Kelmendi, është emëruar nga Bordi i Telekomit njeriu kryesor për Financa dhe Thesar në në këtë ndërmarrje publike, shkruan Gazeta Blic.
Ai nga sot mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit në këtë kompani publike.
Por kush është Feim Kelmendi që me vota unanime të Bordit të Telekomit u emëruar në këtë pozitë. Në profilin e tij në Facebook, Kelmendi shihet se është një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje ai ka fotografi edhe me zëvendës kryeminsitrin e parë Besnik Bislimi. E, në disa fotografi të tjera në profilin e tij shihen edhe llogoja dhe numri i Lëvizjes Vetëvendosje që kishte mbajtur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kelmendi të njëjtën pozitë e kishte mbajtur edhe gjatë Qeverisë Kurti 1, por me rrëzimin e qeverisë atë kohë, ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për t`u emëruar sërish në këtë pozitë në Qeverinë Kurti 2 .
Në një postim të tij që mban datën 26 tetor të vitit të kaluar, ai akuzon Qeverinë Hoti dhe Devollët për shkatërrimin e Telekomit.
“Ne mesin e muajt korrik 2020 Grupi Kriminal Devolli bllokoi paparalajmerim llogarite bankare te Telekomit, Bordi i aktual atekohe i sapo emeruar nga Qeveria Hoti, u mundua qe ta njollos menaxhmentin e asaj kohe, konkretisht Kryeshefin Ekzekutiv dhe mua si ish-Drejtor Financiar per gjoja “neglizhence ekstreme” se paskemi mbajtur qellimisht parate ne llogarite bankare te Telekomit ne menyre qe te grabiten nga kriminelet e grupit Devolli”, kishte shkruar Kelmendi.