Ai e ka cilësuar këtë sjellje si të padrejtë dhe të pahijshme, duke e përshkruar si një sulm nga individë arrogantë dhe të pasjellshëm që nuk mund të durojnë veprimet humanitare të të tjerëve.
Pacolli tha se këto akuza janë të pabaza dhe shpifje, dhe i kujtoi publikut kontributet e tij të shumta për zhvillimin e vendit.
Ai deklaroi se që nga viti 2006, ka kontribuar me fonde personale në vlerë prej mbi 43 milionë eurosh, duke investuar në ndihma për ndërtimin e infrastrukturës, rrugëve, shkollave, shtëpive për ata në nevojë, si dhe projekte të tjera në interes të shoqërisë.
“Kam dhënë mbi 43 milionë euro për të ndihmuar ngritjen e infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve, shtëpive për ata që kanë nevojë, shkollave, fakulteteve, monumenteve dhe shumë më tepër. Këto janë fakte të dokumentuara dhe nuk ka njeri që mund të dëshmojë që ka kontribuar më shumë se unë”, ka shkruar ai.
Ai gjithashtu shtoi se njerëzit që po e akuzojnë nuk mund të pretendojnë se kanë kontribuar ndonjëherë, edhe me 100 euro, nga burimet e tyre personale.
Pacolli tha se veprimet e tij kanë qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të zhvillimit të Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Sllovenët e marrin përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve zgjedhore, kaq është vlera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Aktuale
Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje
Ministria e Industrisë ka publikuar dje
Lajme
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë
Mbi dy milionë myslimanë nga e