Një sulm vdekjeprurës ndodhi mëngjesin e sotëm, në një shkollë në Graz të Austrisë
IndeksOnline raportoi më herët se në mesin e viktimave ishte edhe një nxënëse nga Kosova
Burime të IndeksOnline pohojnë se viktima në fjalë është 15-vjeçare, me prejardhje nga Vitia.
Sipas informative të siguruara nga IndeksOnline bëhet e ditur se nga kjo tragjedi pësuan me fatalitet 9 nxënës, një mësuese dhe personi që kreu aktin, i cili dyshohet të jetë vetvrarë në banjon e shkollës.
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.
Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në