Mëngjesin e hershëm të 4 nëntorit 2020 para shtëpisë së Jakup Krasniqit në Prishtinë, u vendosen njësite të shumta speciale të Eulexit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilët kishin një urdhër të qartë: arrestimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së, percjell Botapress.info
Ky veprim i ZPS-së nuk ishte aspak i pritur për familjarët e tij.
Pos në kryeqytet, EULEX dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar vazhduan aksionin e tyre edhe në fshatin e Krasniqit.
Për disa orë të tëra, ata bastisën shtëpinë e ish-kryekuvendarit, para së cilës në shenjë proteste kishin dalë miqtë dhe bashkëluftëtaret e tij.
Kur ende nuk dihej saktë se çka po ndodhte me anëtarin e Nismës-SocialDemokrate, avokati i tij Valon Hasani, dha lajmin e keq për familjarët e Jakup Krasniqit.
Në qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara, Jakup Krasniqi u transferua pasi u konfirmua aktakuza për krime lufte.
Vetëm një ditë më pas, në Holandë atij do i bashkoheshin edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.
Para gjykatësit Krasniqi doli për herë të parë me 9 nëntor 2020, ku tha se ndaj tij u bë një padrejtësi e madhe.
Aspak e drejtë për të ishte edhe mënyra e ndarjes së shqiptarëve në aktakuzë.
Krasniqi mohoi që është sjellë ndaj ndokujt, ashtu si ndaj tij u sollën rojet në paraburgim.
Gjatë kësaj periudhe një vjeçare, Krasniqit disa herë i është refuzuar kërkesa për lirim me kusht dhe ende nuk ka filluar procesi gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.,