Një veturë me targa gjermane është aksidentuar në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” mbrëmë në Prishtinë. Sikur shihet në fotografitë e mëposhtme, vetura e tipit “Golf 8” është rrokullisur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ambulanta dhe njësitet e zjarrfikësve. Zyrtarë të policisë kanë thënë se bëhet fjalë për vetaksident.
Dyshohet se vozitësi nuk ia ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës, e cila ka qenë e lagur për shkak të rigave të shiut./Botapress.info/