Botapress 30 Prill – Pak minuta më parë në rrugën “Luan Haradinaj” në qendër të Prishtinës një veturë ka goditur një person.
Personi i goditur ka pësuar lëndime trupore, por sipas informatave nga vendi i ngjarjes gjendja e tij duket të jetë stabile.
Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po e heton rastin.