Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Gazetën se sonte rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “B” në Prishtinë. Nga ku është raportuar se një person është plagosur. Gazeta Express mëson se i plagosuri është hetues në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), dhe sipas burimeve, rasti nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërsa, Ahmeti tha se “aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha ajjo.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në