Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Deçanit, Ndriçim Çekaj përmes një statusi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj kryesusit të Kuvendit komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj pasi ky i fundit ofendoi rëndë shefen e grupit të LDK-së Hyri Dobrunaj duke e quajtur “rrence”, transmeton Botapress.info
Cekaj deklaroi se gjuha që Sutaj përdori është e papranueshmë dhe se një sjellje e tillë nuk paraqet profesionalizëm e as etikë:
Më poshtë e gjeni reagimin e tij ;
E papranueshme gjuha e kryesuesit të kuvendit komunal në Deçan, ndaj shefes së grupit të LDK znj.Hyri Dobrunaj.
Ne politikë mundesh me arritë në shumë në pozita e funksione të ndryshme por nese nuk e ke profesionalizmin, etikën e mirësjelljen si atribut të fituar me edukatë, vjen një moment si ky e bie në ujë e gjithë përpjekjet e shtirjet fallco.
ABC-ja e opozitës është me e ballafaqu pushtetin me fakte e brenda rregullave të demokracisë, askush nuk duhet me u vu në siklet kur përfaqësuesit e qytetarëve ushtrojnë të drejten e tyre, përveq atëherë kur bartësit e funksioneve nuk ndihen rahat me punën e tyre.
Po ashtu ju sjellim edhe statusin e shefes së grupit te LDK-së, Hyri Dobrunaj