Një shkrim interesant i cili vlen të lexohet!
“Tash e tutje, para se mu bo perhaj, neper oda të lexohet edhe ky tekst i shkrum prej zemres te plast:
I dashtun Dhandërr,
E kam rrit vajzën me mund dhe sakrifice. Jam kujdes për të më shumë se për dritën e syve të mi. Kurrë nuk e kam lëndu. Ajo është lumturia ime. Më e shtrenjta ime! Ajo është frymarrja ime!
Aandaj po e bekoj dashurinë tuaj me premtimin e lumturisë. Tani është përgjegjësia jote ta besh të lumtur gjatë rrugës që keni vendosur ta ndani së bashku.
Gjatë jetës mund të keni sfida dhe mospajtime, por kështu është jeta. Nëse vërtetë e doni njëri-tjetrin do ta kaloni çdo sfidë!
Por nëse nuk ka kthim mbrapa, në rastin më të keq, ktheje te unë, në shtëpinë e saj të përjetshme, sepse dashuria e babës nuk shterret kurrë. Ti mund mos ta duash pas 2 ose 5 viteve, por unë e dua përgjithmonë.
Mos e dhuno kurrë vajzen time. Mos e godit zemren time, dashurinë time!
Unë nuk ta thërras policinë! Unë nuk ta thërras gjykatën! Unë vi ta nxjerri shpirtin me dy duart e mia. Me duar sepse kështu ka të del shpirti ki kohe me mendu se si e ke lendu voglushen time!
Nuk e di nëse i beson këto që t’i thash ose jo… por dije që une e besoj secilën fjalë!
Tani, urime!”
A.Lezi
#familjeeshëndoshë