Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se prioritet i dikasterit të saj mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës.
Në hyrje të edicionit të shtatë të Konferencës së Ambasadorëve, ajo ka thënë se në fillim të mandatit të saj anëtarësimi në KiE ishte një synim i largët.
“Një prej prioriteteve tona mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Në fillim dukej një synim i largët, por tani jemi vetëm një hap larg. Pranimi ynë në aplikim, kalimi i fazave procedurale dhe votimi me 80 për qind në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, tani na ndan vetëm një hap i fundit për t’u bërë pjesë e kësaj organizate që forcon të drejtat e qytetarëve dhe pozicionin tonë ndërkombëtarë”, ka thënë Gërvalla.
Ndër tjera, ajo ka folur edhe për çështjen e sigurisë në vend.
“Por siguria kombëtare, mbetet një nga çështjet tona më të rëndësishme diskutimet mbi sfidat dhe prioritetet e sigurisë janë një mundësi për të rritur koordinimin ndërmjet institucioneve tona. I falënderoj shumë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve tona të sigurisë, duke filluar nga ministri i Brendshëm e duke vazhduar tek drejtori i AKI-së, dhe përfaqësues të tjerë të cilët kanë shprehur gatishmëri që gjatë kësaj konferencë të ndajnë me ju një kohë për të biseduar të gjitha temat që lidhen me sigurinë”, ka thënë Gërvalla.



Të tjera
Lajme
Kurti i ndërron pozitën Manxhukës, e emëron zëdhënës të Qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka
Aktuale
Murati, Bekimi apo Bashkimi: Kush nga familja Jashari po përmendet si kandidat i mundshëm për president?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,
Lajme
Më shumë se 5 mijë fluturime të anuluara për shkak të reshjeve rekord të borës në SHBA
Një stuhi e fuqishme dimërore ka