Një person në Kamenicë ka tentuar dje që t’i godasë me traktor dy roje pylli. Sipas policisë, i dyshuari në rimorkion e traktorit ka pasur të ngarkuara 3 metra dru.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë roje pylli, kanë raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka tentuar që t’i godas me traktor. Sipas ankuesve në rimorkion e improvizuar i dyshuari ka pasur të ngarkuar rreth 3 m³ dru.
Ankuesit nuk kanë pësuar lëndime, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./Botapress.info/