Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se në Novobërdë , një person është gjetur i vdekur nga vëllai i tij.
Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri, përcjell Gazeta Exppress.
Tutje shtohet edhe se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut.
‘‘VETËVRASJE
Fsh. Parallovë, Novobërdë 01.05.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime’’, thuhet në raportin e PK’së.



Të tjera
Ekskluzive Kulture Lajme
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Policia e Tiranës ka arrestuar një
Lajme
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave do të vazhdojë derisa pagat të dalin në llogari bankare
Punëtorët teknikë të disa shkollave në
Aktuale
Arrestohen 6 persona në Gjilan, dyshohen për vjedhje të rëndë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se