Një person ka pësuar lëndime dje pasi ka rënë nga minibusi në lëvizje, shkruan Gazeta Botapress.
Sipas policisë, shoferi dyshohet se në mënyrë të pakujdesshme e ka hapur derën e minibusit. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK
“Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan 30.06.2023 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar minibusin, dyshohet nga pakujdesia ka hapur derën e minibusit në mënyrë të pakujdesshme dhe për pasojë viktima mashkull kosovar ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rastin në konsultim me prokurorin shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Botapress/