Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim personit me inicialet A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata thotë se “ka marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku që i njëjti do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo edhe të falsifikojë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtin në përsëritjen e veprës penale”.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Policia në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Drenas, ku më pas viktimës i është ofruar tretman mjekësor./Botapress.info/