Teuta Elshani, vajza e poetit të ndjerë, i vrarë mizorisht nga paramilitarët serbë bashkë me familjen e tij, ka shpërndarë një lajm të mirë për restaurimin dhe konservimin e shtëpisë së poetit Ymer Elshani në Shtëpi Muze.
Teuta Elshani ka shpërndarë njoftimin e Zyrtares së Ministrisë së Kulturës, përkatësisht të Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, znj.Ardiana Isa Qorraj.
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, ju bëjë thirrje që ti ruajmë, mbrojmë dhe zhvillojmë edhe më tej muzetë. Mjedisi i muzeve ju lejon të krijoni përvojat tuaja unike dhe të përzgjidhni informacionin që ju intereson. Muzetë frymëzojnë përmes eksperiencave që ata i dhurojnë vizitorëve. Këto eksperianca e kujtime të krijuara në muze nuk fshihen asnjëherë.
Po ashtu, dua të ndaj me ju miq lajmin se së shpejti, si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e angazhuar personalisht në projekt do të fillojmë punën në hartimin e projektit të konservimit dhe restaurimit për Shtëpinë Muze të poetit Ymer Elshani.
Shtëpia Muze e poetit Ymer Elshani duhet të vie si një homazh për poetin, por edhe një atraksion i ri turistik e kulturore për zonën dhe jo vetëm. Poeti Ymer Elshani u vra dhe masakrua mizorisht bashkë me 52 civil tjerë në masakren e Poklekut, që nga foshnja 6 muajshe e deri te plaku, përfshirë nënen, gruan, katër djemtë dhe kunatën e poetit.
#MuzetëFrymëzojnë