Ditëve të fundit ka pasur rënie të ankesave të qytetarëve sa i përket reduktimeve me energji elektrike.
Kjo pasi gjendja momentale e furnizimit me energji elektrike në Kosovë është stabile.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Ai thotë se situata aktualisht është stabile, por që edhe gjatë ditëve në vazhdim parashihet të jetë e njëjtë.
Megjithatë, Buzhala shtoi se duhet pasur parasysh që është situatë emergjente e energjisë elektrike.