Greva e mësimdhënësve sot ka hyrë në ditën e gjashtëmbëdhjetë.Sindikatat dhe Qeveria e Albin Kurtit ende nuk janë ulur që të bisedojnë.
Kryeministri Kurti, i zënë me vizita nëpër shkolla pa nxënës, po i shtyn ditët dhe nuk po shfaq ndonjë shenjë gatishmërie për të biseduar me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Pas arrogancës që tregoi me mësimdhënësit, Kurti ka zgjedhur presionin, inskenimet dhe vizitat në shkollat boshe.
Ai bashkë me Ministren e Arsimit gjatë javës është parë në disa shkolla të vendit.
Kurti, ministrja e tij dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, dhanë shfaqje të shumta në këtë javë.
Mësimin e nisën vetëm disa klasë në tërë Kosovën.Ndërsa, edhe ata pak mësues që e nisën mësimin dolën të jenë aktivistë të përbetuar të Vetëvendosjes.
E përderisa mësimdhënësit po qëndrojnë të palëkundur, Kurti me instrumentet e tij inskenuan në disa shkolla kinse po mbahet mësim.Mësimdhënësit kosovarë kanë hyrë në grevë dhe po i kërkojnë 100 euro në muaj deri në miratimin e Ligjit të Pagave. /Botapress.info/