Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti sot rreth orës 04:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Express se lëndrime të rënda trupore ka pësuar edhe një person tjetër.
Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.
Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal, tha zëdhënësja.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura