Korporata Energjetike e Kosovës njofton se nga sot deri më 27 shkurt njësia A3 e Termocentralit Kosova A do të jetë jashtë operimit shkaku i servisimit të tij të rregullt. Këtë e konfirmoi për Gazetën Express, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli i cili tha se me kapacitetet e tanishme do të prodhohen afër 750 megavat orë. Kjo i bie që Kosova sërish do të importojë më shumë energji elektrike.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se nga sonte në ora 24:00 dt. 28.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A do të nxjerret nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022 ora 24:00”, ka thënë ai.