Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri.
Rastin për Gazeta Express e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
‘‘Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes’’, thuhet nga Policia.
Tutje, shtohet edhe se, i dyshuari për sulmin është arrestuar, dhe se, është sekuestruar një armë zjarri AK-47.
‘’Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit’’, është thënë nga Policia



Të tjera
Aktuale
Kurti për Die Presse: Zgjedhjet na u imponuan, Vetëvendosje mbetet forca më e madhe politike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin
Showbiz
Oriola Marashi ‘përvëlon’ me asetet bombastike
E veshur me të brendshme të
Showbiz
Daphne i ‘vë flakën’ rrjetit me FOTOT seksi
Daphne Joy, aktorja dhe modelja e