Coca-Cola ka tërhequr pijet e saj në disa vende në të gjithë Evropën, sepse ato përmbajnë “nivele më të larta” të klorit.
Kompania në një deklaratë njoftoi se tërheqja ishte fokusuar në Belgjikë, Luksemburg dhe Holandë
Produktet e prekura përfshijnë Coke, Fanta, Sprite, Tropico dhe Minute Maid
Por, Coca-Cola tha se nuk kishte marrë asnjë ankesë në lidhje me këtë çështje dhe se kishte “paralajmëruar autoritetet në ato vende dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me to”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Kompania shtoi se problemi ka prekur “një numër shumë të vogël kanaçesh të importuara” të Appletiser, Coca-Cola Original Taste, Coca-Cola Zero Sugar, Diet Coke dhe Sprite Zero me kode prodhimi nga 328 GE në 338 GE.
Ndërsa Anne Gravett nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit ka nisur hetimet.
“Nëse identifikojmë ndonjë gjë të pasigurt, ne do të marrim masa për t’u siguruar që ai të hiqet dhe të paralajmërojmë konsumatorët”, tha Gravett.
Raportohet se ekspozimi ndaj niveleve të larta të klorit mund të shkaktojë probleme shëndetësore duke përfshirë problemet me tiroiden, veçanërisht tek fëmijët dhe foshnjat.
Efektet e klorit tek njerëzit kur merret me tepricë përfshijnë të vjella dhe kufizimin e aftësisë së gjakut për të absorbuar oksigjenin.
Ndryshe, nivelet më të larta të klorit u zbuluan gjatë testimit rutinë në objektin e prodhimit të kompanisë në Ghent, Belgjikë.



Të tjera
Aktuale
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Bota Lajme
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën