Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka deklaruar se rasti i Ambasadorit Martin Berishaj, është një goditje jo vetëm për shërbimin diplomatik të Kosovës, por i qet hije të keqe krejt vendit.
Ai ka thënë për një medie kosovare se kallëzimi penal ndaj ambasadorit Berishaj nuk është thjeshtë një kallëzim ordiner por ai bëhet hiç më pak se nga Agjencia Antikorrupsion.
“Kallëzimi penal kundër ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, nuk është një kallëzim ordiner, por ai bëhët hic më pak se sa nga Agjencia Antikorrupsion. Skandalet financiare të tij janë përfolur muaj më parë, por kupolla e pushtetit e ka bërë ta pamundurën që ta mbrojë ambasadorin e vet”, ka thënë Nitaj.
Ai ka shtuar se shkarkimi i tij është i pamjaftueshëm, ku sipas tij, llogari duhet të japin edhe mbrojtësit e tij.
“Shkarkimi i tij sot duket të jetë i pamjaftueshëm. Llogari duhet të japin edhe mbrojtësit e tij”, ka përfunduar Nitaj.
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët:
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2021/04/shkabaj_logo-2.png)
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2021/04/Gjirafa-llogo-1.png)