Nisma Socialdemokrate, ka filluar shpalljen e kandidaturave për kryetar dhe asambleistë të Komunës së Podujevës.
Nga partia e Fatmir Limajt, kandidat për kryetar të Podujevës, do të jetë Xhemajl Hasani.Hasani ka nisur prezantimin e kandidatëve për asamble komunale në Podujevë.
Ndërsa, Nisma ka prezantuar deri më tani edhe kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit. Bekim Bresovci dhe Zafir Berisha, janë kandidatë të Nismës – i pari për kryetar të Prishtinës, i dyti për atë të Prizrenit.