Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Lidhja Demokratike dhe mbështetur nga deputetë të tjerë të partive opozitare që ka të bëjë me rritjen e çmimit të naftës.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu tha se kjo seancë e jashtëzakonshme është e domosdodhme, pasi, sipas saj, rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës nuk është thjesht një lëvizje në treg, por baza e një krize ekonomike e sociale me ndikim të drejtpërdrejt në çdo familje e çdo biznes të Kosovës.
“Duke marrë parasysh që edhe para ngritjes së çmimeve të naftës vendi përballej me normë të lartë inflacioni, mbi 6 për qind, mbi këtë rritja e çmimit të naftës përkthehet automatikisht në rritje tutje të çmimeve të të gjitha produkteve bazike dhe shërbimeve, pasi që ekonomia jonë varet kryesisht nga importi”, tha ajo.
Lushaku-Sadriu që drejton grupin e deputetëve të LDK-së që thirrën seancën, tha se nafta në Kosovë nuk është vetëm një produkt, është çmimi bazë i ekonomisë.
“Përkundër gjitha këtyre, institucionet e Kosovës nuk kanë marrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët, duke lënë barrën e plotë tek ta. Është mëse e qartë se Kosova importon naftë dhe çmimi i saj përcaktohet nga bursat ndërkombëtare, i dikuar nga faktorë global, përfshirë tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, por për këtë ne nuk e fajësojmë Qeverinë, por përgjegjësia e saj fillon pikërisht këtu, në momentin kur kriza ndërkombëtare godet qytetarin, Qeveria nuk guxon të qëndrojë si spektatore”, shtoi ajo.
Lushaku-Sadriu tha se rritja e çmimeve të naftës ka ndikuar në rritjen e kostos së transportit, rritjen çmimeve të produkteve bazë dhe uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve.
Ajo ka paraqitur rezolutën përmes së cilës kërkohet nga qeveria uljen e përkohshme të akcizës, ulje të përkohshme të TVSH-së dhe në karburante dhe subvencionim të çmimit të naftës për sektorët më të ndjeshëm.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në