Nis seanca e jashtëzakonshme, LDK: Qeveria nuk guxon të qëndrojë spektatore

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Lidhja Demokratike dhe mbështetur nga deputetë të tjerë të partive opozitare që ka të bëjë me rritjen e çmimit të naftës.

 

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu tha se kjo seancë e jashtëzakonshme është e domosdodhme, pasi, sipas saj,  rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës nuk është thjesht një lëvizje në treg, por baza e një krize ekonomike e sociale me ndikim të drejtpërdrejt në çdo familje e çdo biznes të Kosovës.

“Duke marrë parasysh që edhe para ngritjes së çmimeve të naftës vendi përballej me normë të lartë inflacioni, mbi 6 për qind, mbi këtë rritja e çmimit të naftës përkthehet automatikisht në rritje tutje të çmimeve  të të gjitha produkteve bazike dhe shërbimeve, pasi që ekonomia jonë varet kryesisht nga importi”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu që drejton grupin e deputetëve të LDK-së që thirrën seancën, tha se nafta në Kosovë nuk është vetëm një produkt, është çmimi bazë i ekonomisë.

“Përkundër gjitha këtyre, institucionet e Kosovës nuk kanë marrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët, duke lënë barrën e plotë tek ta. Është mëse e qartë se Kosova importon naftë dhe çmimi i saj përcaktohet nga bursat ndërkombëtare, i dikuar nga faktorë global, përfshirë tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, por për këtë ne nuk e fajësojmë Qeverinë, por përgjegjësia e saj fillon pikërisht këtu, në momentin kur kriza ndërkombëtare godet qytetarin, Qeveria nuk guxon të qëndrojë si spektatore”, shtoi ajo.

Lushaku-Sadriu tha se  rritja e çmimeve të naftës ka ndikuar në rritjen e kostos së transportit, rritjen  çmimeve të produkteve bazë dhe uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Ajo ka paraqitur rezolutën përmes së cilës kërkohet nga qeveria uljen e përkohshme të akcizës, ulje të përkohshme të TVSH-së dhe në karburante dhe subvencionim të çmimit të naftës për sektorët më të ndjeshëm.

Të tjera

Aktuale

Aleatët në konflikt, Kosova në pasiguri

Përçarjet mes SHBA-së dhe BE-së po

Aktuale

Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?

Bashkimi Evropian ka liruar 92 milionë

Lajme

“S’mund ta kontrolloj TVSH-në”: Bajrami-Kusarit: Si i caktoni marzhat?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kritikoi