Autoritetet komunale të Prizrenit dhe ata të Mamushës kanë njoftuar se në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” ka nisur realizimi i projektit që do të mundësojë furnizimin me ujë për disa fshatra të Përdrinisë dhe për Mamushën.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se fshatrat Krushë, Piranë, Zojz dhe Medvec do të kenë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, pas jetësimit të këtij projekti, raporton Telegrafi.
Nënkryetari i kësaj komune, Kujtim Gashi ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për këto vendbanime, duke theksuar se “Komuna e Prizrenit në memorandumin e bashkëpunimit me KRU “Gjakova” ka participuar me 300 mijë euro”.
“Përkushtimi i qeverisjes aktuale lokale për rritjen e kapaciteteve, për shtimin e ujit të pijes në Komunën e Prizrenit, do të jetë i vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Ai ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e projektit është 1.8 milionë euro.



Të tjera
Lajme Sport
Policia e Sllovakisë merr masa të rrepta para duelit Kosovë – Sllovaki
Policia e Sllovakisë ka njoftuar se
Aktuale
Vendimi i Kushtetueses: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd
Në një moment të ndjeshëm politik,
Aktuale
Aktgjykimi i Kushtetueses, artikulli i RLI: Kosova në prag të kolapsit institucional
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme nxori