Ferizaj po bëhet qendra e një ndër projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend, me fillimin e punimeve për projektin “Zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajt”, i cili po realizohet me bashkfinancim të qeverisë Kurti nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në vlerë prej 16 milionë eurosh.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar sot zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, i cili theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për zhvillimin urban dhe lehtësimin e trafikut në këtë qytet të madh të jugut të vendit.
Projekti përfshin:
Zgjerimin e rrugës hyrëse nga 2 në 4 korsi,
Ndërtimin e 5 rrethrrotullimeve të reja për lehtësimin e qarkullimit,
Krijimin e trotuareve për këmbësorët,
Përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit,
Instalimin e ndriçimit publik modern.
Sipas autoriteteve, ky projekt do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të Ferizajt dhe rajonit përreth.
Punimet pritet të zhvillohen me intensitet të lartë në muajt në vijim, ndërsa për qytetarët është paralajmëruar që gjatë periudhës së ndërtimit të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të ndryshimeve të përkohshme në qarkullim.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen