Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka filluar sot në ora 16:00 dhe në Drenas.
Fillimisht po bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët, të cilët janë plotësuar në vendvotime dhe pastaj do të vazhdohet me numërim të kandidatëve për deputetë.
Por se ky proces nuk ka filluar pa probleme as në Drenas. Njëri nga vëzhguesit atje ka thënë për “Indeksonline”, se monitori ku ai do të numërojë votat e kandidatëve nuk po punon si duhet, pasi që aty nuk po shihen fare votat, të cilat po dalin turbullt.
“Monitori nuk po bën dhe se nuk po i shohim votat. Munitori po i qet votat mbrapsht dhe turbullt dhe ne nuk po mund ti shohim”, tha ai.