Ka nisur bllokada e rrugëve në kryeqytetin e Serbisë nga protestuesit të cilët janë mbledhur në urën Gazelle në Beograd. Protestuesit kërkojnë që të gjitha dokumentet e nënshkruara për minierën Rio Trinte të bëhen publike dhe të anulohet projekti.
Protestat po organizohen nga organizatat e mjedisit, teksa nuk shihen masa të shtuara të policisë shkruan N1
Organizatorët u kanë bërë thirrje policisë që të mbajnë rendin publik.
Qytetarët janë mbledhur para Qendres Sava e më pas për ta bllokuar urën Gazelle.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/12/Screenshot_4-20-1000x468.png)