Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga sot ka filluar afati për subjektet politike për të aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për deputetë.

Këto dy faza të rëndësishme të procesit zgjedhor përfundojnë në data të ndryshme, ndërsa për dorëzimin e listave të kandidatëve subjektet politike kanë në dispozicion një periudhë më të gjatë kohore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se aplikimi për certifikim do të zgjasë deri më 10 maj dhe se certifikimit do t’i nënshtrohen vetëm subjektet e reja politike, si koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, ndërsa kjo nuk vlen për partitë politike që ligji i konsideron të regjistruara automatikisht.

“Duke filluar nga data 2 maj dhe deri më 10 maj, subjektet e reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë online në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, tha ai.

Ndërkaq, deri më 12 maj, të gjitha subjektet politike duhet të dorëzojnë online listën me emrat e kandidatëve për deputetë me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

Sipas Elezit, procedura është e ngjashme me atë të proceseve të fundit zgjedhore.

KQZ ka vendosur afatin 11-ditor, nga 2 maj deri më 12 maj 2026, për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

“Dorëzimi i listës me emrat e kandiatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”, tha Elezi.

Të tjera

Lajme

Dhoma e Tregtisë: Zgjedhjet e reja po godasin ekonominë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, përmes

Aktuale

Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar