Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se ky subjekt politik me tre deputetët e saj është e gatshme të mbështesë cilindo koncept politik.
Ai ka thënë Nisma mbështet një plan i cili arrin shumicën shqiptare parlamentare, por edhe krijimin e institucioneve të Kosovës.
I njëjti foli edhe për bisedimet që janë bërë mes kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
“Lëvizja Vetëvendosje ka bërë disa hapa në raport me bisedimet ende nuk ka ndonjë marrëveshje të formalizuar. Zotëri Limaj që në fillim të bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje ka paraqitur dy opsione në tryezën e diskutimeve, a dëshironi që të keni mbështetje të daljes nga kriza pa marrë pjesë prej asnjë prej strukturave qeverisëse të vendit?”, tha ai në Klan Kosova.
“Por Kurti ka kërkuar të ketë partneritet me Nismën, pastaj është diskutuar i kreut të parlamentit siç kanë diskutuar të dy liderët politik, por që nuk është arritur një marrëveshje me shkrim në mes të dy forcave politike”, ka thënë Nimani.



Të tjera
Aktuale
Gjermani: Sekuestrohet autotransportuesi i kosovarit me 56 defekte të rënda sigurie
Policia e qarkut Mettmann në Gjermani
Aktuale
Zhvillimet në LDK pas zgjedhjeve, nesër thërrasin konferencë për media s’bëhet e ditur arsyeja
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka
Aktuale
Përmbyllet procesi i rinumërimit të votave në 8 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve