Një ndër problemet me të cilin përballen ata që jetojnë në banesa, sidomos në ato të vjetra janë ashensorët. Bllokimi i tyre dhe mosfunksionimi siç duhet ka bërë që shpesh të ngujohen qytetarët. Kështu ka ndodhur edhe në një ndërtesë në rrugën e Reçakut në Ferizaj, të shtunën në mbrëmje.
Burimet nga Prokuroria kanë dhënë detaje për këtë incident dhe kanë njoftuar se personi që u bllokua në ashensor është një grua 60-vjeçare, e cila mbeti brenda për rreth gjysmë ore.
Sipas informacioneve të para, shkaku i bllokimit dyshohet të jetë një defekt në ashensor, që kishte bërë që të mos jetë në funksion. Policia është njoftuar nga Kompania e mirëmbajtjes se banorët e asaj banese kanë marrë njoftimin se nuk duhet të përdoret liftit për shkak të problemeve.
Ndonëse kjo nuk është konfirmuar, fatmirësisht gruaja është nxjerrë nga ashensori pas një periudhe kohore dhe ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se raste të tilla së fundmi po ndodhin edhe për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike, ku si pasojë e ndaljes së rrymës, shumë qytetarë po mbesin të bllokuar.