Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premtë në vend. Herë herë kalojnë vransira të larta, e nga pasdita me zhvillime të vransirave lokale, shfaqen kushte për ndonjë rrebesh shiu e bubullimë. Frynë erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 4-12m/s, me hove mbi 15m/s nga pjesë të Dukagjinit dhe Drenica. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 23C e 26C. Minimalet në mëngjes zbresin në 10C e 12C.
Përgjatë fundjave po parashihet përkeqësim i motit. Ditën e shtunë vransirat përfshinë vendin, e nga orët e pasdites paraqiten reshje shiu, që gradualisht shtrihen mbi gjithë territorin. Reshjet kohëpaskohe vazhdojnë dhe përgjatë ditës së diele. Viseve malore me rënie të temperaturave sërish mund të ketë reshje dëbore. Temperaturat maksimale zbresin deri në 11C e 13C, e ato minimale në 6C. Më shumë vransira parashihen edhe ditëve të para të javës së ardhshme, me reshje shiu kohëpaskohe, mirëpo temperaturat pritet të shënojnë rritje deri në 17C e 20C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 5-11m/s.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen