Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, N.M. dhe P.I., të cilët dyshohen se për vite me radhë kanë ushtruar aktivitet mjekësor në mënyrë të kundërligjshme në qytetin e Vushtrrisë.
Sipas prokurorisë dy të pandehurit, pa asnjë kualifikim profesional, ofronin “trajtime” në ordinancën private “B. M.”, ku pretendonin se shëronin sëmundje të ndryshme përmes tabletave, çajrave dhe ujit, i cili sipas Prokurorisë, nuk i plotësonte as kushtet minimale për konsum njerëzor.
Tutje në njoftim tregohet se për një “kontroll” mjekësor ata kërkonin 100 euro, ndërsa për terapitë e ofruara pacientët paguanin deri në 30 euro – një mashtrim që shfrytëzonte gjendjen e rënduar shëndetësore dhe emocionale të qytetarëve.
Nuk mbaron me kaq – aktivitetet e tyre promovoheshin në rrjetet sociale, ku pretendohej se produktet e tyre “shëronin” sëmundje të ndryshme.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy të pandehurit kanë pranuar fajësinë dhe janë dakorduar për një marrëveshje që parasheh dënim me gjobë dhe burgim, i cili megjithatë do të zëvendësohet me një shumë totale prej 70 mijë euro.



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian