Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Prokuroria tha se “F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran””.
Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro”, tha Prokuroria Speciale.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, “të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Të tjera
Showbiz
Luana Vjollca rrëmben vëmendjen me stilin veror gjatë pushimeve
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana
Aktuale
Bajrami: Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në – aktakuza ndaj ish-krerëve do të rrëzohej lehtë nëse do të kishte gjykim të drejtë
Profesori Arsim Bajram, doktor i shkencave
Aktuale
Milionat e “Planit të Rritjes” s’po i vijnë Kosovës për faj të politikës, BE: Jemi të shqetësuar që s’ka institucione e që po vonohet ratifikimi
Të gjitha shtetet e rajonit që