Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme, 15 janar:
Me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, bëhet vendosja e kurorës së përbashkët në memorial nga presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti, me prezencë të togut ceremonial të FSK-së. (Kompleksi Memorial, Reçak) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
09:00
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvillon homazhe në Kompleksin Memorial, në Reçak. (Reçak, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
09:30
Mbahet ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Marrin pjesë presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri. (Shtëpia e Kulturës, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
09:30
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mbahet seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Seanca transmetohet edhe në faqen e Facebookut të EO-s.
10:00
Kuvendi i Komunës së Rahovecit mban seancë përkujtimore në shenjë nderimi për viktimat e krimit dhe të gjenocidit serb gjatë viteve 1998-1999, ndaj shqiptarëve në Kosovë. (Kuvendi Komunal, Rahovec)
10:00
Mbahet takimin i 240-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, Kati VI)
12:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e parë për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 19:30 Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të organizojë ndezjen e qirinjve me moton “Ne nuk harrojmë – Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”. (Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë)