Më datë 17.09.2025, rreth orës 01:20, gjatë një pikë-kontrolli në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime, një patrullë policore ka vërejtur një automjet të tipit Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore.
Pas sinjalizimit të policisë për t’u ndalur, shoferi nuk është ndalur, por ka vazhduar me shpejtësi, duke detyruar patrullën policore të fillojë ndjekjen deri në fshatin Mullopoc të Shtimes.
Në një zonë malore, tre persona, që dyshoheshin që ndodheshin në veturë e kanë braktisur atë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri (pistoletë) me 5 fishekë dhe një sasi të vogël substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit policor, të cilët kanë tërhequr automjetin dhe kanë bërë konfiskimin e armës dhe substancës së dyshuar narkotike.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa policia po punon në identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive