Një rast i dhunimit ka ndodhur të shtunën në Prishtinë.
Policia njofton se ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima është dhunuar nga pesë persona të dyshuar.
Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje
“DHUNIM | Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.