Një person është gjetur pa shenja jete para pak minutash në parkun “Idriz Rrecaj” në Skenderaj. Burime të portalit rajoni thonë se vdekjen e tij e ka konstatuar një ekip mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Të njejtat burime kanë thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante policore të cilat janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Botapress.info/