Shkrepja e armës aksidentalisht nga një 47-vjeçar në drejtim të një 38-vjeçari, mëngjesin e sotëm në Kolovicë ka rezultuar fatale. Viktima është qëlluar me armë gjuetie dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Burimet e afërta me familjen kanë thënë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht, teksa personi i dyshuar është arrestuar nga njësitet policore.
Kallëzim penal kundër prokurores Gashi, keqpërdori pozitën zyrtare në rastin e avokatit Kollçaku
Gazeta mëson nga burimet brenda Emergjencës se ngjarja ka ndodhur para disa orësh dhe viktima është dërguar pa shenja jete në këtë qendër, ku është konstatuar vdekja e tij.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Botapress.info do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.