Një person është plagosur me armë zjarri sot në orët e para të mëngjesit në Pestovë. Gazeta ka mësuar nga burime të sigurta se rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh në Pestovë.
Mësohet se pas një konflikti brenda restorantit, personat e përfshirë kishin dalur në parking ku edhe kishte ndodhur rasti.Viktima ishte plagosur në bark dhe pastaj ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë.
Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa ende nuk dihen motivet e rastit./Botapress.info