Sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë një person është plagosur. Gazeta ka mësuar se personi i plagosur ka pranuar edhe trajtim mjekësor.Kurse, deri më tani nuk ka të arrestuar dhe ende nuk janë bërë të ditura shkaqet se si ka ardhur deri te plagosja.
Rastin për Gazetën e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.Hetimet në lidhje me këtë rast tashmë kanë filluar, për të identifikuar edhe të dyshuarit./Botapress.info/