Një 55-vjeçar ka vdekur sot rreth orës 14:00 në fshatin Zabel i Ulët në Komunën e Drenasit. Policia ka njoftuar se dyshohet se ai ka vdekur pasi ka thithur tymin e shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës, në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55- vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxemëse elektrike”, tha ai
Tutje, ai bëri të ditur se policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.