Seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës ka dështuar përsëri, pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.
Ky ishte tentimi i 36-të me radhë që dështoi për shkak të mungesës së kuorumit për votimin e Komisionit që do të mbikëqyrte procesin e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Kjo dështoi për shkak se PDK, LDK, Lista Serbe, AAK e Nisma po vazhdojnë të mos propozojnë emra për anëtarë të këtij komisioni dhe të mos marrin fare pjesë në votim.
Të pranishëm në seancë ishin 99 deputetë, pro formimit të komisionit votuan 53 deputet, një votë ishte kundër dhe asnjë abstenim.
Kuvendi ka 120 deputetë, ndërsa partia në pushtet ka 48, të pamjaftueshëm për të përmbyllur procesin pa përkrahje nga partitë e tjera.
Pavarësisht thirrjeve të shumta publike për tejkalim të krizës institucionale, palët politike vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundura në pozicionet e tyre.
Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 11:00.



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka