Aktori Çun Lajçi, vë në dyshim se Ramush Haradinaj dhe Përparim Rama nuk ishin në inaugurimin e presidentit amerika Donald Trump.
“Ndërskamcat nuk e rrëzojnë domosdoshmërisht tjetrin; nganjëherë bie edhe vetë në gropën që e ke hapur me duart e tua!”, shkruan ai.
Shkrimi i plotë:
Ndërskamcat nuk e rrëzojnë domosdoshmërisht tjetrin!
Sot s’po më punojnë gishtat. Jam me nerva!
E hallakat internetin, shikoj televizor, e kërkoj kokën vezulluese t’Ramushit e mjekrrën e thime t’Përparimit në sallën e inaugurimit të Presidentit Trump, por kot – nuk gjenden.
– Hej!
S’është kryetari i AAK!
S’është kryetari i Komunës së Prishtinës!
Nuk janë përfaqsuesit dardan? Si ka mundësi?
Dhe …
Ceremonia e betimit të Presidentit Trump “zbehet krejtësisht”!
Nervat tensionohen edhe më shumë kur lexoj letrën e njërit nga Uashingtoni:
– “Ata mbetën duke pritur Grenellin që t’i fuste në sallën e inaugurimit, por ç’të bësh kur edhe Grenellit ia mbyllën derën, sepse i vinte era myk nga rublat ruse. Ata mbetën në kafene, duke cingëruar gotat dhe duke e lutur që t’i ndihmonte edhe një herë për fitoren e “domosdoshme” në zgjedhjet e 9 shkurtit. Por – dy herë nuk të troket vera te dera, dhe tani ata po presin të kthehen n’Kosovë me thesin bosh!
Jam bërë shumë nervoz, sepse për pesë ditë qëndrimi në Amerikë i kan humbur 10 fushata n’Kosovë, dhe kur të vijë 9 shkurti, do të mbeten të kacavjerrur në gardhin e ëndrrave, pa e shkelur dot ograjën e Albin karajfilit!
E sheh çfarë të bën mendja e keqe? Ndërskamcat nuk e rrëzojnë domosdoshmërisht tjetrin; nganjëherë bie edhe vetë në gropën që e ke hapur me duart e tua!
Sot s’po më punojnë gishtat. M’ka bërë me nerva letra e njërit nga Uashingtoni!



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is