Nga Kosova deri në Rripin e Gazës, myslimanët në mbarë botën po e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, me lutje, bamirësi, agjërim nga agimi deri në muzg dhe iftare me familjarë.
Mesazhet që urojnë për Ramazan ndriçojnë qiellin në Kosovë, Turqi dhe Gjermani. Kurse, në Nju Jork, besimtarët u mblodhën në Times Square për lutjet e mbrëmjes, apo siç njihen teravitë.
Ramazani karakterizohet edhe me përgatitjen e ushqimeve me bollëk, të cilat u shpërndahen për iftar njerëzve në nevojë.
Kjo xhami në Prishtinë, u ndriçua me drita zbukuruese gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, Prishtinë, Kosovë, 19 mars 2024.Një xhami e ndriçuar në Prishtinë gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, më 19 mars 2024.Një rrugë e zbukuruar me drita me motive fetare në Prishtinë ku ndodhen disa xhami. Dekori me drita i vendosur për nder të muajit të shenjtë mysliman, Ramazanit, ndërsa në sfond ngrihet Sahat-kulla e Prishtinës. 6Silueta e një djali teksa kalon kalon pranë dekoreve të Ramazanit në një qendër tregtare në Xhakartë, Indonezi, 18 mars 2024.7Një grua mbush pije me kuba akulli ndërsa besimtarët e tempullit Jin De Yuan shpërndajnë vakte falas për myslimanët që përgatiten të prishin agjërimin e tyre gjatë Ramazanit në tempullin në Xhakartë më 18 mars 2024.8Një burrë përgatit ushqimet për iftar gjatë Ramazanit në Dhaka, Bangladesh, 12 mars 2024.9Palestinezët e zhvendosur zbukurojnë tendat e tyre për Ramazan, në mes të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas – i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, 9 mars 2024.10Iftari i familjes Al-Rabaya jashtë shtëpisë së tyre të shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite në Rafah, Rripi i Gazës, më 18 mars 2024.11Një burrë tund një fishekzjarre të bërë vetë ndërsa palestinezët e zhvendosur zbukurojnë tendat e tyre për Ramazan në Rafah, Rripi i Gazës, mars 2024.12Një burrë duke përgatitur pjatat me ushqim për iftar në xhaminë Wekanda Jumma në Kolombo, Shri Lankë, më 18 mars 202413Besimtarët myslimanë marrin pjesë në lutjet e mbrëmjes të quajtura “Tarawih” gjatë natës së parë të muajit të Ramazanit, në xhaminë Amr Ibn El-Aas, xhamia e parë dhe më e vjetër e ndërtuar ndonjëherë në tokën e Egjiptit në Kajron e vjetër, Egjipt, 10 mars 2024.14Njerëzit duek ngrënë në “Ramadan District”, një treg vjetor që zhvillohet gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit pranë Muzeut të së Ardhmes, në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, 17 mars 2024.15Një burrë mysliman pushon duke pritur iftarin për të prishur agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në Xhaminë e Madhe Istiqlal në Xhakartë, Indonezi, 12 mars 2024. 16Vullnetarët përgatisin pjata ushqimore që u shpërndahen pastaj njerëzve gjatë Ramazanit, në një pikë të shpërndarjes së shujtave falas, në Peshavar, Pakistan, 16 mars 2024.17Besimtarët myslimanë duke ngrënë iftar në xhaminë Wekanda Jumma në Kolombo, Shri Lankë më 18 mars 2024.18″Ramazani është muaji i Kuranit”, është mesazhi i shkruar me dritat e instaluara në mes të minareve të xhamisë Sulejmani në Stamboll, Turqi, 10 mars 2024. 19Besimtarët mysliman mblidhen për namazin e teravive gjatë muaji të Ramazanit në Times Square të Nju Jorkut, më 10 mars 202420Besimtaret myslimane marrin pjesë gjatë lutjeve të mbrëmjes, teravive, gjatë muajit të Ramazanit, në xhaminë Istiqlal në Xhakarta, Indonezi, 11 mars 2024.21Një dekor dritash ku shkruan “Gëzuar Ramazanin” është ndriçuar në një zonë këmbësorësh në Frankfurt të Gjermanisë, më 10 mars 2024, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.22Vullnetarët organizojnë pjata me ushqim që do t’u shpërndahen njerëzve për iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në Lahore, Pakistan, 12 mars 2024.23Vullnetarët përgatisin pjata me ushqim që do t’i shpërndajnë për iftar në xhaminë Memon në Karaçi, Pakistan, më 12 mars 2024.