Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, duke folur nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, theksoi se çdo shqiptar, pavarësisht vendndodhjes, sot ndihen të lidhur me festën, gëzimin, urimet dhe krenarinë për Pavarësinë e Kosovës.
Këto komente ai i bëri gjatë seancës solemne që po mbahet për të shënuar 18-vjetorin e shpalljes së shtetësisë.
“Sot është një ditë e madhe, sot Kosova mbush 18 vjeç. Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, momenti kur ëndrrat e fëmijërisë marrin format e përgjegjësisë, në jetën e një shteti ky përvjetor është dëshmia se Republika e Kosovës është një realitet pakthyeshëm”.
“Kosova ishte vendi ku liria vritje, sot është vendi ku liria funksion, liria frymëzon”, deklaroi kreu i shtetit shqiptar.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo